Ish-kongresisti amerikan i viziton prindërit e Thaçit: Drejtësia ndaj tyre është e njëanshme
Ish-kongresisti amerikan, Tony Hall i ka vizituar prindërit e ish-presidentit Hashim Thaçi, në Burojë të Skenderajt.Hall është pritur në odën e familjes Thaçi, nga babi i ish-presidentit, Haxhi Thaçi. Me këtë rast Hall tha se u ndije i mikpritur në shtëpinë e ish-kreut të UÇK-së.Ai shtoi se familjarët u shprehën të shqetësuar për gjykimin e bijve të tyre në Hagë, për çka tha se i mirëkupton. Madje tregoi se ka vizituar edhe një shoqatë të grave të dhunuar gjatë luftës.Për këtë ai tha se duhet të ketë drejtësi, në mënyrë që të gjykohen krimet e jo të hetohen vetëm krerët e UÇK-së, duke e quajtur këtë drejtësi të njëanshme.“Qëllimi i vizitës ishte që ta takoja së pari babain e ish-presidentit Hashim Thaçi, e pastaj edhe familjarët e ish-liderëve që po mbahen në Hagë. Ai (babai i Thacit) më priti shumë mirë. Mendova se po i bëja një nder, por në fakt ai më bëri mua nder. U ndjeva shumë i mikpritur në shtëpinë e tij”.“Jam takuar edhe me familjarët e tjerë të ish-liderëve që po mbahen në Hagë. Ishte një takim shumë i mirë por ata natyrisht se u shprehën të shqetësuar për sistemin e drejtësisë dhe unë i kuptoj plotësisht. Para së të vija këtu, kam vizituar edhe një vend që kujdeset për gratë e dhunuara gjatë luftës”.“Më lë pa fjalë që 25 mijë vajza dhe gra kosovare janë përdhunuar gjatë luftës. Nuk duket të ketë drejtësi në të dy anët. Njerëzit që kanë kryet këto krime duhet t’i paguajnë ato. Për mua kjo është drejtësi e njëanshme”.Sipas familjarëve, ish-presidenti Thaçi ka qëndruar në dhomë vetëm me babain dhe nënën e tij. Madje, prapa kamerës, vëllai i Thaçit ka thënë se është ndërprerë rrjeti dhe energjia elektrike në një KM2.Hall, të mërkurën ka takuar familjarët e ish-liderëve të UÇK-së, të cilët po gjykohen në Hagë për krime lufte. Ky takim vjen pas vizitës që Hall u ka bërë ish-krerëve në Hagë, për të cilët tha se janë të dekurajuar nga padrejtësia dhe tej-zgjatja e gjykimit. /EO