Ish Presidentja Atifete Jahjaga, përkujton 30 vjetorin e gjenocidit në Srebrenicë

Ish Presidentja Atifete Jahjaga, përkujton 30 vjetorin e gjenocidit në Srebrenicë. Ajo ne faqene saj elektronike sot shkruan’’ Sot, kur shënohen 30 vite nga gjenocidi në Srebrenicë, kujtojmë një nga tragjeditë më të errëta të shekullit, që ka ndodhur në zemër të Evropës, përballë një bote që heshti. Tri dekada më vonë, dhimbja nuk është zbehur. Ajo qëndron pezull mbi mijëra nëna që ende nuk e dinë ku prehen bijtë e tyre. Kujtesa e Srebrenicës është obligim moral dhe njerëzor, që kjo mizori të mos përsëritet kurrë më.’’/QendraPress/