Ish ushtarët e UÇK-së kanë vetëm një hyrje- dalje në Shqipëri, pse mungoi reagimi i qeverisë Kurti -?!!!Shkruan ;Agim VESELI
Jemi dëshmitar se në gushtin e vitit 2024, u publikua lista e veteranëve që tashmë, nëse ata kalojnë nëpër ;Serbi Maqedoninë e Veriut dhe Mal të Zi ,mund të arrestohen. Po në fillim të muajit gusht ,Faton Klinaku nga OVL e UÇK-së, përmes një njoftimi, paralajmëroi ish-ushtarët e UÇK-së të kenë kujdes kur udhëtojnë nëpër Serbi, Maqedoni të Veriut dhe Mal të Zi.
Sipas tij, pushteti serb po freskon listat, duke i futur ish-ushtarët e UÇK-së në INTERPOL e EUROPOL si të kërkuar.
“Veteranët e Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës duhet të kenë kujdes kur udhëtojnë jashtë Kosovës, e sidomos të mos udhëtojnë nëpër Serbi, Maqedoni, Mal të Zi, sepse pushtuesi serb vazhdimisht po freskon listat, duke i futur në INTERPOL ose EUROPOL”, shkroi Klinaku. Pse , kjo pikërisht në gusht të vitit 2024. Pasi tani më asnjë rrugë , aty nuk ju mbetet pos atdheut nënë Shqipërisë, shtrohet pyetja pse Qeveria e Kosovës gjegjësisht qeveria Kurti nuk e tha asnjë fjalë kundërshtuese, I takonte kësaj qeveria të kërkojë n nga faktori ndërkombëtar të dijë pse këto veprime bëri Vuçiçi???!!!! Ku është e drejta ligjore e Serbisë të përpilojë të këtilla lista për djemtë e vajzat çlirimtare e luftëtarë lirie. Qeveria Kurti në këtë vazhdë i përjashtoi edhe nga paga minimale pikërisht veteranët duke i lënë në mjerim total me 170 euro. Pse këto veprime??!!! Ka fiks 100 arsye tjera të pyetët pse gjithë këtë padrejtësi deri në urrejtje për bijtë e lirisë ish ushtarët e UÇK-së?!!!!!!/www.QendraPress.com/