Iu dha lamtumira e fundit kolosit të çështjes kombëtare Naim Krasniqi.
Sot tek varrezat e martirëve në ‘’Lagjen e trimave’’ në Prizren u përbashkuar bashkë në rast pikëllimi për tia dhënë lamtumirën e fundit kolosit të çështjes kombëtare Naim Krasniqi, u bënë bashkë atdhetarët e organizimeve ilegale e deri tek gjeneralët e komandantët e luftës së fundit të UÇK-së e ku ishte edhe ish kryeministri Ramush Haradinaj,Kryetarët e komunave të Therandës e Rahovecit, Sokol Dobruna ,gjeneral Selim Krasniqi,Nait Hasani, komandantët ; Zafir Berisha, Komandantë Hoxha, Xhemshit Krasniqi, shoqatat e dala nga lufta dhe kishin ardhur edhe bashkëveprimtar që nga ilegalja si Nuhi Bytyqi e shumë veprimtarë të tjere. Ne emër të shoqatave të dala nga lufta ka folur Isa Berisha sekretar i OVL-s dega në Prizren, duke pohuar se baca Naim ishte dhe do të mbetet i paharruar për të gjithë ne. Kurse për figurën kolosale të Naim Krasniqit foli kryetari i Rahovecit Smajl Latifi duke ngritur në piedestal figurant madhore të këtij kolosi
Kurse edhe Fatos Aliu, me këtë rast ka evokuar pjesë të lavdisë së Naim Krasniqit
Derisa ish kryeministri Ramush Haradinaj, duke folur për Naim Krasniqi tha ai ishte i pandalur ne idealin lirisë së Kosovës. Ai ishte një nga ata që atdheun e tij e pati të vetmin ideal lirie tah Haradinaj
Kurse në emër të familjes ka falënderuar pjesëmarrësit në këtë ndarje të fundit i biri i Naim Krasniqit ,Besniku duke falënderuar për pjesëmarrje dhe tha se amaneti tij ishte të varroset pranë familjarëve të tij këtu në këto varreza./QendraPress.com/