Iu dha lamtumira e fundit Mësueses Veterane Fatime Kuçi – Zaplluzha.

Dje pas një sëmundje  të shkurtër e të rëndë  ndërroi jetë  Fatime Kuçi – Zaplluzha, Veterane e Arsimit. Jo vetëm që ishte në mësimdhënëse  e atdhetare e pa shoq , por  ishte edhe kolege dhe shoqe  me shumë dashuri me të cilën bisedat për shumë tema  që kishin të bënin me arsimin, mësimdhënien, sepse ishte shumë e afërt  dhe një atdhetare e patriote  e mësimdhënëse që  e ka dashur arsimin  mbi të  gjitha

Ajo u nda fizikisht nga ne, por gjithmonë do të mbetet në mendjet dhe zemrat  e ish nxënësve të sajë , si një njeri shume i dashur dhe shume human! Gjithmonë e buzëqeshur dhe shumë e afërt si me ne familjarët, ashtu edhe me shoqet, shokët, kolegët dhe nxënësit! Shpirti i saj i bardhë u prehtë në parajsë!

Me këtë rast pas vete ka  lënë  Dr. Mentorin, vajzat Noren dhe Adelinën dhe  familjarë të tjerë, por mbi të  gjithë ka lënë  mirësinë tek gjenerata  e nxënësve e mbi të  gjitha  urtinë e sajë si shembull njerëzor. Sot,me  nderime të larta  qytetarë iu dha lamtumira e fundit kësaj Mësuese  Veterane e atdhetare që i ka dhënë  shumë Kosovës dhe lirisë  së Kosovës,/www.Qendrapress.com/