JAM KRENAR QË JAM SHQIPTAR! –Shkruan:Hisen BERISHA- Deputet i Parlamentit të Kosovës
Ketë thirrje sublime nxori në pah, tornado -fjalimi i Kryeministrit të Shqipërisë në asamblenë e KE. Parehatia e disa grupimeve politike në asamblenë e KE, nga fjala e Kryeministrit të Shqipërisë, qon në dilemën nëse kjo është dashur të bëhet pa u bërë dëmi politik e diplomatik ndaj Kosovës. Në tërë ketë retorikë europarlamentare mungoi iniciativa e rishikimit të statusit dhe funksionimit të TS për Kosovën në Hagë. Këtë e kishte rekomanduar edhe Komiteti për politikë të jashtme i Kongresit amerikan. Hendikepi i këtyre Dhomave Speciale për të vendosur drejtësi tashmë është evident nga skandalet procedurale që po e përcjellin, shkeljet deri edhe të të drejtave elementare të të mbajturve, dorëheqjet morale të prokurorëve dhe gjyqtarëve, pamundësia e faktimit të pretendimeve për trafikim organesh, ndryshimi e hedhja e aktakuzave, konspiracionit ndërlidhur me autorin e raportit të pretendimeve Dick Martit të përligjur nga KE, etj. Falënderim grupit të “Konservatorëve evropian” për qëndrimin zvetënues ndaj fjalës së Kryeministrit të Shqipërisë dhe parehatisë që u shkaktoi grupeve politike në Asamblenë e KE, qofshin ata të orientimit popullore, të majtë, liberalëve, si dhe përfaqësuesve nga shtete të veçanta si Serbia etj. Ky apokalipsim i asamblesë së KE, përmes një fjale avokuese, tronditi gjykimin pasiv dhe abstenues të evropianëve që shqiptarët i kanë parë gjithmonë me paragjykimin e mykur mbi shekullor nga frika ruse, hendikep ky që edhe sot po i pengon të bëjnë kthesën kah stabiliteti permanent evropian, i cili nuk mund të arrihet kurrë pa i përmirësuar gabimet historike ndaj shqiptarëve dhe pa vendosur drejtësi për shqiptarët./www.qendrapress,com/