Rukiqi: Recesioni ekonomik te dera, indiferenca jonë është e frikshme

                                   Ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Berat Rukiqi, ka thënë se rritja ekonomike vetëm 2.7 për qind, sipas projeksioneve te Fondit Monetar Ndërkombëtar, është rekord e ulët. Por, ekonomisti Rukiqi ka thënë se lajm i keq është që organizata kredibile, si Fondi Monetar Ndërkombëtar, Banka Qendrore Evropiane dhe Komisioni Evropian, po parashikojnë që viti 2023, mund të jetë edhe më i rëndë për ekonominë globale.E indiferenca jonë karshi këtyre zhvillimeve është e frikshme, ka shkruar Rukiqi në një postim në faqen e Facebookut.“Qindra miliona investime kapitale te parealizuara. Ende asnjë plan e asnjë investim serioz në sektorin e energjisë. Lista është e gjatë, e hapësira e manovrimit shumë e ngushtë”, ka theksuar Rukiqi.

POSTIMI I PLOTË:

                      Kur jemi te rekordet .Rritje ekonomike (vetëm 2.7 %), rekord e ulet, sipas projeksioneve te Fondit Monetar Ndërkombëtar.Ky nuk është lajmi me i keq. Fondi Monetar Ndërkombëtar, Banka Qendrore Evropiane, Komisioni Evropian, po parashikojnë që viti 2023, mund të jetë edhe më i rëndë për ekonominë globale.Recesioni ekonomik global është te dera. Ne nuk do te jemi imun. Indiferenca jone, karshi këtyre zhvillimeve është e frikshme. Qindra miliona investime kapitale te parealizuara. Ende asnjë plan e asnjë investim serioz ne sektorin e energjisë. Lista është e gjate, e hapësira e manovrimit shume e ngushte.