Janë dy sfida që çdo ditë po ia shkurtojnë jetë gjatësinë kësaj qeverie
Prof. Ymret Reshiti.analist lidhur. pyetjen se muaji shtator i këtij viti Kosovën a mund ta gjejë me zgjedhje të jashtëzakonshme? ai pohon; -“ Menagjimi i dobët i pandemisë nga koalicioni qeverisës dhe dialogu anemik me Serbinë janë dy sfida që çdo ditë po ia shkurtojnë jetë gjatësinë kësaj qeverie.
Por këto nuk do të shkaktoj rrethana politike për mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme deri në prillin e vitit 2021 ku do të sfidohet koalicioni qeverisës me zgjedhjen ose jo të presidentit të Kosovës.
Situata politike që mund të provokoj zgjedhjet e jashtëzakonshme në Kosovë paraqitet nëse do të konfirmohet akt akuza kunder presidentit Thaçi nga Gjykata speciale në Hagë. Fati i kësaj qeverie është i lidhur ngusht me vullnetin e krijuesit të saj – presidentit Thaçi. Ky fat mund të këputet me ngritjen e aktakuzës ndaj presidentit, për faktin se Thaçi akuzohet se ka gishtë në vrasjen e shumë ish zyrtarëve të lartë të LDK-s. Thaçi do ta rrëzoj qeverin pa pritur që të ballafaqohet me dëshmitarët që vijnë nga radhët LDK-s, që do të dëshmojnë kundër Thaçit . Gjasat për konfirmim të aktakuzës kundër presidentit Thaçi janë 100 per qind . Kjo vërehet nga zhvillimet politike ndërkombëtare prapa kuintave. /qendrapress.com/