Jasharaj: Qeveria t’i realizojë kërkesat tona, të mos vajtoni
Këshilli Grevist i BSPK-së, i udhëhequr nga kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj, ka vizituar sot një prej çerdheve publike, e cila ka hyrë në grevë sot.
Jasharaj ka fajësuar Qeverinë për grevën, që sipas tij nuk po bën asgjë që t’i plotësojë kërkesat e tyre, raporton Zeri.info.
“Qeveria me dashtë i realizon kërkesat tona e jo të vajtojë që po mbesin fëmija rrugëve, pa shkollë dhe po mbesin qytetarët pa dokument. Që sot Qeveria të ulet me ne dhe të arrijë marrëveshje të pranueshme dhe situata do të qetësohet, nëse jo ne jemi në rrugë të Zotit dhe s’kemi pasur rrugë tjetër”, tha Jasharaj.
Ai tha se nuk do të dorëzohen në kërkesat e tyre, ndërsa tha se mllefin qytetarët duhet ta drejtojnë nga Qeveria, jo nga sindikatat.
“Po ta kishim ligjin e pagave këto nuk do të ndodhin, Qeveria nuk ka bërë. Qytetarët e Kosovës mllefin të mos e orientojnë nga ne, por nga Qeveria. https://zeri.info/inarticle.html
Ai shtoi se kanë bërë një rrugëtim 9-mujor, duke i bërë apel Kurtit që të plotësojë kërkesat e tyre, por pa sukses. /Zëri