Jeshkova e dikur e lavdishme tani pa të rinjë

0

            Data e 11 Marsit,është një koiçidencë e  nismës së  demonstratave të  vitit 1981, kurse 21 vite  pas luftës Jeshkova  sot, kur shënonte 11 marsin tani më të njohur edhe si “Beteja e Jeshkovës”,të  thuash ky fshat  ishte rizgjuar më mallin e dikurshëm. Me mallin e Jeshkovës trime ndër shekuj. Por, sot fshati që ende kishte borë me një mot  të butë  ishte nikoqir I shumë familjarëve të familjeve të dëshmorëve,veteranëve të luftës,zyrtarëve komunal ku ishte edhe kreu i komunës se Prizrenit, pastaj  nga i FSK-së  dhe qytetarë të ardhur edhe nga Shqipëria. Për fshatin sot, folën me admirim  duke theksuar se kjo betejë  është ajo lavdi që  ishte  cytje e pa përsëritshme si luftëtarëve lirisë  duhet të vdisnin për atdhe  dhe për liri. Tashmë  dihet se kjo betejë  ishte  beteja më  e lavdishëm në  gjithë  luftën e lirisë.

Fshati dikur shembull i lavdisë tani të rinjtë e këtij fshati anekënd Evropës

    Jeshkova, dukur kishte 70 shtëpi, të cilat merreshin kryesisht me blegtori dhe disa  nga këto familje kishin mësyer edhe atëbotë kurbetin e largët. Kujton pjesë të  evokimeve para lufte në Jeshkovasëve njëri ndër veprimtarët e këtij fshati Fidan Shala. Jeshkova  ka një traditë të bujarisë dhe trimërisë,sepse  familjet  Shala, Krasniqi etj ishin  bërë oda të përbashkëta jo vetëm për përgatitjet e luftës së  fundit , por edhe më  herët.  Tani  fshati ka  50 shtëpi, dhe  janë  shumica e  familjeve  që kanë shkuar në Prizren e disa  prej këtyre  gjenden  jashtë Kosove edhe  ende nuk kanë marrë vendim të kthehen. Banorët e këtij fshati  pasi që e dinë fshatin e tyre dhe kushtet se si dikur është jetuar në një  frymë bashkëpunimi.  Kurse  banorët e këtij fshati ankohen  në faktin se  Jeshkova  po mbete në  pleq  ,sepse  të thuash gati  gjithë të rinjtë  po  ikin nga këtu, Shumica  po

ikin drejte Italisë, Sllovenisë dhe shteteve tjera. Pastaj veprimtari Krasniqi, vazhdon  të ankohet se kushtet janë ende të rënda këtu. Nuk kemi ambulancë, nxënësit  këtu nuk mund të ndjekin mësimet  vetëm deri në klasën e  katërt pastaj duhet të udhëtojë mbi pesë kilometra deri në Hoqë të  Qytetit. Infrastrukturën  komuna është munduar të na ofrojë  pak më të mirë, përderisa  organet qendrore  kam përshtypjen se  ende nuk e dinë në hartë që  është një fshat me emrin Jeshkovë,  Edhe pse Beteja e Jeshkovës dihet se ishte ndër ato të lavdishmet jo vetëm brenda  ZOP-it por në gjithë  Kosovën. Papunësia  po na i humb të rinjtë pohon plaku i familjes Shala. Familja Shala ka dhënë për liri  tre dëshmorë e dy martirë, Jeshkova lidhur me trimërinë e  komandant Agim Shala,i cili  erdhi nga Italia. Ai  ishte shembull e një djalë tri të ditur  që  në këtë fshat thuhej. “Nga guri i Gjermanit e në

Pashtrik  snajperi i Agimit nuk e huq” pra ishte një snajperit perfekt dhe një djalë i kalitur për atdhedashuri.

Banorët e Jeshkovës vazhdojnë të bëjnë jetën e pa zhurmshme, në mes maleve dhe  me të vetmen ankesë që kanë është fakti se nuk duan që të rinjtë të ikin nga këtu. Ata pastaj mendojnë se nuk e dinë se çfarë u duhet jeta pa  ata. Komuna në anën tjetër pohojnë se në Jeshkovë është investuar mjaftë,kemi ngritur asfaltin deri këtu, pastaj kemi ngritur infrastrukturë rrugore si dhe nëntokësore. Fshati ka pesë dëshmorë të kombit,dhe ende ka hallin e pesë të zhdukurve që nuk e dinë fatin e  tyre, Familjarët e të zhdukurve vazhdojnë të bëjnë jetën mes shpresës dhe mes  vdekjes siç  tha plaku nga familja Shala. Burimet e këtij fshati dhe vreshtat e Jeshkovës dikur ishin të njohur, por  tani më vreshtat janë vetëm djerrinë  sepse  krahu i punës ka ikur  jashtë Kosove. Banorët  pos parasë së kurbetit mundohen të mbijetojnë edhe me ndonjë  copë toke  e ndonjë  bagëti, sepse  këtu  vetëm  kështu

arrihet të mbijetohet. Frika se nga këto 50 shtëpi  mund të shpërngulen edhe më tej i frikëson këta banorë, “Ne jemi mësuar si një familje dhe secila shpërngulje na copëton zëmrën “ pohuan pleqtë  Jeshkovës./qendrapress.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *