Përfundon rinumërimi i votave QNR, KQZ në pritje të Supremes

0

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR), është përmbyllur procesi i rinumërimit të 141 vendvotimeve.Këtë për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.“Rinumërimi i 134 vendvotimeve sipas vendimit të PZAP-it dhe 7 të tjerave sipas vendimit të KQZ-së, është përmbyllur gjatë ditës”, ka thënë Elezi.Ai ka shtuar se tashmë janë në pritje të vendimmarrjes së Gjykatës Supreme lidhur me ankesat që janë paraqitur në këtë institucion.“KQZ-ja do të veprojë në përputhje me vendimet që dalin, në mënyrë që të procedojmë për certifikimin e rezultateve përfundimtare”, u shpreh Elezi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *