Ka ndërruar jetë babai i Hysni Gucatit, Avdullahu.

                          Këtë e ka bërë të ditur djali i kreut të OVL-së, Musli Gucati.“Të dashur familjarë, miq dhe shokë sot Gjyshi Avdullah Hasan Gucati ndërroi jetë. Për kohën dhe vendin e varrimit ju njoftojmë”, ka shkruar Musli Gucati. Kujtojmë se para disa ditësh Hysni Gucati ishte për vizitë tek babai i tij në Kosovë që atë kohë ishte i sëmurë rëndë.Menjëherë pas disa ditësh, Hysni Gucati u dënua me katër vite e gjysmë burg nga Gjykata Speciale.