Ka ndërruar jetë Qamil Luli,ish lojtar I KF”Liria”
Të shtunën në mesditë, në Helsinki, në moshë 64-tër vjeçare, ka ndërruar jetë Qamil Luli. i ndjeri ka qenë futbollistë i KF “Liria”, gjenerata e viteve 80-ta.
Viteve të fundit ka jetuar në Finland, ku dhe pas një sëmundje të shkurtër (hemoragji) ndërroi jetë.
Ai, do të mbetet në kujtesën e adhuruesve të KF “Liria” si një futbollistë cilësor, trajner e sportist i vyer.
Bordi i KF “Liria”, trajnerët e stafi shprehin ngushëllimet e thella për familjen Luli, me rastin e humbjes së jetës, të anëtarit të tyre.
Ndryshe, Qamil Luli është babai i Driton Lulit, aktualishtë trajner i kadetëve të KF Liria./qendrapress.com/