Ka vdekur mëngjesin e sotëm Mulla Behlul Hoxha nga Prizreni.
Lajmin për vdekjen e tij e bëri të ditur asamblisti i Komunës së Prizrenit, Petrit Hoxhaj.
Njoftimi i plotë:
Mulla Behluli, ndërroi jetë!
(22.06.1964 – 09.11.2022)
Shumë u mërzita për hoxhën e dashur, Mullah Behlul ef. Hoxha nga Prizreni. Krejt ymrin ia dedikoi popullit, xhamisë, fesë e atdheut. Prej vitit 1984 e deri në fund të jetës shërbeu imam, hatib dhe mualim në xhaminë e fshatit Vlashne, Prizren.“Të Allahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi.”I dashur hoxhë, Allahu të mëshiroftë me xhennet firdeës, në shoqëri me pejgamberët e Zotit, shehidët dhe të sinqertët!Varrimi bëhet sot më datë 9 nëntor 2022, në ora 15:30, na varrezat e Prizrenit, atje falet edhe namazi i xhenazës.Ngushëllime familjes, xhematit, kolegëve dhe mbarë shoqërisë për këtë humbje.