Kabashi: Mora vendim të kandidoj për kryetar të Prizrenit, me planprogramin e 2017-tës
Kandidati për kryetar Prizrenit nga radhët e AAK-së për kryetar të Prizrenit në zgjedhjet e 17 tetorit, Lulzim Kabashi, ka thënë se plan programi që kishte në 2017 ka bërë që ti hyjë edhe njëherë garës për të parin e Prizrenit.
“Ka qenë insistimi i një numri të madh të qytetarëve të cilët kanë kërkuar edhe kësaj radhe të kandidojë për kryetarë komune, tuj nis prej asaj që plani qeverisën për qytetin e Prizrenit i garës në 2017 ka qenë një ndër planet më të mira, veç në Prizren por edh ene Kosovë, edhe tuj u nis nga fakti se i njëjti plan në 2017-të edhe pik për pikë aktuale edhe sot, atëherë edhe njëherë e mora vendimin që të garojë, dhe ta prezantoj këtë program edhe njëherë, dhe ta vlerësojnë qytetarët e Prizrenit për të mirën e qeverisjes në përgjithësi e cila në këto katër vite ka degraduar”, tha Kabashi në Prime Time.