KFOR-i rrit prezencën në Jarinje e Bërnjak: Ndërhyjmë nëse ka nevojë 
Pas tensioneve të fundit në veri KFOR-i ka rritur praninë e tij në vendkalimet Jarinje dhe Bërnjak, si dhe aktivitetet patrulluese në zonë. Këto masa janë marrë për t’i mundësuar KFOR-it t’i përgjigjet shpejt të gjitha sfidave të sigurisë, kanë thënë për mediumin Kosovo Online Zyra për Marrëdhënie me Publikun e KFOR-it, transmeton Gazeta Online Reporteri.net.“Dëshirojmë t’i sigurojmë të gjithë se KFOR-i është i gatshëm të ndërhyjë nëse është e nevojshme”, shtohet në përgjigje në lidhje me praninë e shtuar të KFOR-it në vendkalimin Jarinje dhe Bërnjak.Aty po ashtu potencohet mandati i Misionit të KFOR-it, i cili buron nga Rezoluta 1244 e OKB-së e vitit 1999, është që të sigurojë një mjedis të sigurt dhe lirinë e lëvizjes për të gjithë njerëzit në Kosovë.Pikërisht në kuadër të tensioneve të fundit, shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg do të ketë sot takime të ndara në Bruksel me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin serb Aleksandar Vuçiq.Rreth këtyre tensioneve kishte reaguar edhe vetë Stoltenbergu, i cili kishte kërkuar që problemet të zgjidhen përmes dialogut dhe po ashtu kishte deklaruar se NATO është e gatshme