KFOR: Jemi të gatshëm të ndërmarrim masat e nevojshme për ta mbajtur të sigurt Kosovën 

                        Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, tha se po monitoron nga afër situatën në veri të Kosovës. Monitorimi, sipas një postimi në Twitter, po bëhet së bashku me organizatat e sigurisë së Kosovës dhe ato ndërkombëtare.“Sipas mandatit të OKB-së, KFOR-i vazhdon të jetë i përkushtuar për sigurinë, i gatshëm të ndërmarrë masa të nevojshme për ta mbajtur të sigurt Kosovën”.Më 31 korrik, NATO deklaroi se forcat e saj në Kosovë janë të përgatitura të ndërhyjnë në Kosovë, nëse do të rrezikohej stabiliteti në veri të vendit.