KOMANDANTI I KRYEQYTETIT!-URIME DITËLINDJEN!-Shkruan:Shefqete Gosalci

                  Agron Rrahmani (Komandanti i parë i gueriles së Prishtinës), si rrallë kush ishte përkushtuar me mish e shpirtë për Çlirim dhe Bashkim Kombëtar. Agroni ishte njeri i afërt, i dashur, i ditur dhe më shumë se modest me shoqe dhe shokë. Afër një dekadë i angazhuar në LKÇK, punoj pa ndalë në organizimin, rekrutimin e të rinjëve në Lëvizjen Çlirimtare, përgatitjen fizike, morale e psikologjike si dhe organizimin dhe bindjen e masave të popullit për fillimin e luftës çlirimtare.

Agroni jetoi për shumë vite ilegalisht në disa lagje të Prishtinës, Ai ishte një organizatorë dhe ushtarak i përkryer, me shumë vetbesim dhe guxim, Agroni bëri jetë prej Heroi, duke mos kërkuar asgjë dhe duke dhënë gjithçka.

Njeri me vlera të larta morale, intelektuale, humane dhe kombëtare, me besim të çeliktë të cilin arrinte ta mbillte tek të gjithë bashkëveprimtarët dhe bashkëluftëtarët.

-Rrugën, thoshte e kemi të gjatë e të vështirë por duke punuar bashkë dhe duke besuar në idealet tona ne do ta shkurtojmë atë, që mos t’ua lëm barrë brezave pas nesh.

Kur na i ndante detyrat, më të rëndat gjithmonë i merrte mbi vete. Kushdo që e ka njohur do t’ket qenë me fat, siç isha edhe unë

Një ditë Maji në Prishtinë, plumbat e Komandant Agronit në ballafaqim me forcat e milicisë serbe, në lagjën e Muhaxherëve në Prishtinë, prishën “qetësinë ” e dhunshme të orës policore në Kryeqytet.

Trupin e Tij me plumba lirie e nxorri nga focat serbe dhe e barti mbi supe deri në Taukbahqe Heroi i gjallë i ditëve tona Fatmir Humolli -Baci.

Agron Rrahmani dhe Bahri Fazliu, dy krahët ushtarako-politik të L. K.Ç.K-së, ranë herët në Altarin e Lirisë, Njëri në Prishtinë e Tjetri në Bogiçe të Plavës, në trekëndëshin Kosovë-Shqipëri-Mal i Zi, në të njejtin muaj duke thyer me gjak vijat e kuqe (të cilat shpesh i kishin kaluar këmbë duke bartur armatim) Administrative mes trojeve etnike shqiptare!

Edhe Florina dhe Çlirimtarja (gruaja dhe vajza), sot festojnë ditëlindjen e Agronit me të njejtën fotografi!

Urime Ditëlindjen Komandant!

Gjaku t’u bëftë DRITË!

20 Prill 2020