Kompania ‘’Liri’’ në ditën e parë të shkollës ndanë 5 mijë çanta, fletore dhe ëmbëlsira’’Sempre’’ për nxënës të klasave të para e dyta në gjithë Kosovën.
Kompania ‘’Liri’’nga Prizreni, e njohur për humanitet, në ditën e parë të shkollës, sot për 400 nxënës të klasave të para dhe të dyta në Shkollën ‘’Emin Duraku’’ në Prizren ka ndër çanta fletore dhe ëmbëlsira’’Sempre’’. Lidhur me këtë ndihmë, që po ndodhë tash e dy vite radhazi falënderon drejtori i shkollës ‘’Emin Duraku’’z Rrahim Bekteshi, i cili pohon se tani e dy vite po ndahen këto ndihma nga kompania ‘’Liri’.
Mirëpo, ai e paraqiti problem në vete faktin se në katër klasat e para këtë vit ka mbingarkesë, sepse secila klasë ka mbi 40 nxënës,
Mësuesja Albana Hoxha, nga kjo shkollë, me këtë rast ka falënderuar kompaninë për këto dhurata ,sepse nxënësit tha këtë ditë, e kanë më të lumturën në jetën e tyre dhe më ndryshe se deri më tani.
Kompania ‘’Liri’’ në ditën e parë të shkollës sot ka ndarë 5 mijë çanta, fletore dhe ëmbëlsira’’Sempre për nxënës të klasave të para e dyta në mbarë Kosovën.