Komuna e Prishtinës refuzon urdhrin “pa kurrfarë mbështetje ligjore” të Qeverisë për t’i shtypur grevistët
“Pa kurrfarë mbështetje ligjore” e ka konsideruar Komuna e Prishtinës urdhrin e Ministrisë së Financave, përmes Thesari të Shtetit, që të gjitha institucionet të hartojnë listat e grevistëve që t’ua hiqen një pjesë nga pagat e muajit gusht.Komuna e kryeqytetit, që drejtohet nga Përparim Rama i LDK’së, në përgjigjen e saj për Thesarin e njofton Ministrinë e Financave se bazuar në ligjet në ndaj grevistëve “nuk mund të merren masa disiplinore apo materiale dhe nuk mund t’ju ndërpritet marrëdhënia e punës”.Madje, zyra ligjore e Komunës së Prishtinës i ka rekomanduar Thesari dhe Ministrisë së Financave që ta respektojnë këtë nen ligjor, të ligjit Nr. 03/L-200 për Grevat, gjegjësisht nenin 13, paragrafi 1 të këtij ligji. “Ne analizuam kërkesën e Ministrisë së Financave dhe konsiderojmë së është e pa kurrfarë mbështetje ligjore. Sidoqoftë, nga këndvështrimi ynë si Zyre Ligjore, Rekomandojmë të respektohet në plotësi neni 13 paragrafi 1 [Mbrojta e të drejtëve të punësuarve gjatë grevës] i Ligjit Nr. 03/L-200 për Grevat i cili ka përcaktuar se “Për organizuesit e grevës, pjesëmarrësve grevist dhe ndaj të punësuarve të tjerë, të cilët mbështetin grevën, nuk mund të merren masa disiplinore apo materiale dhe nuk mund t’ju ndërpritet marrëdhënia e punës”, thuhet në përgjigjen e Komunës së Prishtinës ndaj kërkesës së Thesarit, përmbajtjen e së cilës e ka siguruar Gazeta Online Reporteri.net.Tutje, Komuna e Prishtinës i ka kujtuar Ministrisë edhe një nenin 11 të të njëjtit ligj që përcakton të drejtën për greve në Republikën e Kosovës.“I punësuari nuk mund të jetë i diskriminuar për shkak të organizmit dhe pjesëmarrjes në grevë”, citon ligjin Komuna në përgjigjen e saj për Thesarin.“Prandaj, me qëllim të respektimit të së drejtës për greve, të paraparë në nenin 11 të ligjit dhe me qëllim të respektimit të plotësishëm të mbrojtës së të drejtave të punuarve gjatë grevës, Zyra Ligjore nuk REKOMANDON që listat apo evidencat e zyrtareve publik të cilët ju kanë bashkangjitur grevës të veçohen nga lista e zyrtareve të tjerë që nuk i janë bashkuar grevës”, thotë tutje përgjigja e Komunës së kryeqytetit, e siguruar nga Gazeta Online Reporteri.net.Tutje në shkresë, Zyra Ligjore e Komunë së Prishtinës tregon se është e mendimit se përderisa greva është e ligjshme, atëherë të gjithë të punësuarit brenda institucionit, duhet të trajtohen barabartë në frymën e mbrojtjes se të drejtave të punësuarve .