Komuna  e Prizrenit  investon  në  Brigadën e zjarrfikësve duke krijuar kuset më të mira në  Rajon.

   Komuna e Prizrenit me investimet vetanake  të investuara në Brigadën e  Zjarrfikësve  të  Prizrenit  ka krijuar kushte më të mira në gjithë  Rajonin. Sot në përurim të  këtij renovimi ishte kryetari i komunës  Shaqir Totaj i bashkëshoqëruar nga nënkryetari Kujtim Gashi, drejtori Edin Shehu dhe stafi i tij dhe drejtoresha  Ramize Shala. Kryetari Shaqir Totaj  tha se  kemi  tashmë  lajmin e mirë se  zjarrfikësit e Prizrenit tashmë kanë fituar statusin e Brigadës  dhe  ne këtu duke pa  kushtet e vështira të punës   si komunë  kemi  bërë investime  për të krijuar  kushte sa më të mira ambientale dhe  po kështu kemi  investuar edhe ne  teknikë e mekanizëm. Ky  investim ka ardhur edhe për faktin se ishte një premtim i yni elektoral, por ne edhe më tej do të  investojmë  sipas nevojës  që të krijohen kushte sa më të mira pune tha  kryetari Shaqir Totaj.

Drejtori i Administratës  Edin Shehu  tha se duke pa kushtet e vështira të punës  në  këtë Brigadë   të  zjarrfikësve , ne  si drejtori kemi ndarë 60 mijë euro dhe tashmë kemi krijuar kishte   ndër më të mirat  në rajon, tha  drjetori Shehu dhe pastaj  vazhdoi.

Fejzullah Berisha  përgjegjës i Brigadës së Zjarrfikësve  në Prizren   falënderoi  kryetarin Totaj dhe  komunën  e veçanërisht përkushtimin e  palodhur të  drejtorit Edin Shehu  që ka  qenë  i përkushtuar për  kryerjen e  këtyre punimeve  dhe  kujdesin e treguar. Kurse ai  tashmë ka theksuar se  zjarrfikësit janë shumë të kënaqur me këto investime që janë bërë.

Përfaqësues të Brigadës së zjarrfikësve të  Prizrenit   thanë se  po marrin pjesë edhe në  garat Ballkanike në Shkup   ku po  tregohen ndër  zjarrfikësit më të suksesshëm të rajonit./Rtv Besa/