Komuna e Prizrenit ndihmon fëmijët e veteranëve të UÇK-së për shkollim.

Kryetari i OVL-së-UÇK-së në Prizren,Isa Berisha,sot, ka publikuar informacionin se
Drejtoresha e Arsimit, Luljeta Vrselaj Gutaj, edhe këtë vit, në bashkëpunim me Kryetarin e Komunës, Shaqir Totaj, kanë marrë vendim për të përkrahur fëmijët e veteranëve që vijojnë mësimet në shkollat e mesme, përmes bursave. OVL e UÇK-së shpreh mirënjohje dhe falënderim të sinqertë për drejtoreshën dhe kryetarin për përkushtimin dhe kujdesin e treguar ndaj veteranëve të UÇK-së dhe familjeve të tyre. Dokumentet që duhet të dorëzohen në zyrat e OVL-UÇK-së në Prizren janë:
1. Kartela e veteranit (e vlefshme)
2. Certifikata e lindjes së fëmijës së veteranit
3. Xhirollogaria bankare e fëmijës ose e prindit
4. Vërtetim nga shkolla në të cilën vijon mësimet fëmija
Të gjitha dokumentet duhet të dorëzohen në zyrat e OVL-UÇK-së në Prizren,shkruan z. Berisha. Kurse me këtë veprim edhe njëherë, po tregohet se komuna e Prizrenit nuk po I harron vlerat e luftës për liri./QendraPress/