Komuna së shpejti mendon që kompaninë ‘’Eko Regjioni’’ ta transferojë në një vend më të mirë periferik të Prizrenit
Kuvendari Alban Bislimaj në seancën e fundit ka parashtruar një pyetje që lidhur me lokacionin aktual ku është kompania ‘’Eko regjioni’’. Pasi aty parkohen automjete dhe tashmë ajo zonë është bërë e banueshme, shpesh kundërmon një erë e keqe, andaj ai ka pyetur,a mund të gjendet një zonë periferike dhe aty të krijohet një hapësirë komunale
Drejtori i Shërbimeve Publike Çelë Lamaj, me këtë rast për herë të para ka bërë publike se Komuna tashmë është duke bërë masat e caktuar që një hapësirë për’’Eko Regjionin’’ të gjendet jashtë qytetit në periferi dhe ajo hapësirë ti jepet në dispozicion komunës së Prizrenit. Jemi duke bërë masat e fizibiltetit dhe besojmë se ajo shpejt do të realizohet ka than ai.
Kjo padyshim se do të ishte një rast tepët i mirë për komunën e Prizrenit që hapësira aktuale te jete në vend i komunës , kurse kompania ‘’Eko Regjioni ‘’ të jete në periferi të qytetit