Komunat i bëjnë kërkesë urgjente Muratit, rrezikojnë të mbesin pa buxhet  

Bordi i Asociacionit të Komunave të Kosovës ka kërkuar urgjentisht nga Ministri i Ministrisë së Financave dhe Tranfereve që të lëshoj Qarkoren e dytë Buxhetore.Lëshimi i kësaj Qarkore ju mundëson Komunave të Republikës së Kosovës që të fillojnë procesin final të planifikimit buxhetor.Sipas Bordit të AKK-së, ky proces është i vonuar, dhe rrezikon komunat që të mos kenë mundësi që ta dorëzojnë me kohë buxhetin.“Si proces është shumë i vonuar dhe i rrezikon Komunat që mos të kenë mundësi teknike që ta dorëzojnë buxhetin me kohë pranë Kuvendeve të Komunave, me saktësisht me datën 1 Shtator që është obligim ligjor që buxheti t’i dorëzohet Kuvendit të Komunës”.Pa Qarkoren e Dytë Buxhetore, Komunat nuk i dijnë as kufijtë përfundimtar buxhetor si organizata buxhetore dhe kjo pamundëson direkt dorëzimin e Buxhetin në Kuvendin e Komunës.“Po ashtu, mos dorëzimi i buxhetit me datën 1 Shtator i kushton komunave me humbje të pikëve në Raportin e Performancës dhe si i tillë i penalizon komunat nga përfitimet financiare nga Granti i Performancës”.