Korisha e Prizrenit çdo 13 maj mbulohet me dhembje e pikëllim porositet që kjo tragjedi mos të harrohet kurrë.

Korishën tani e plotë 26 vite radhazi në çdo 13 maj,e mbulon pikëllimi i madh. Ky pikëllim në fshatin Korishë me këtë datë po rrumbullakon dhembjen dhe përkujton burrërinë e kësaj treve nëpër dekada e shekuj .Kulmi i dhembjes së muajit maj vazhdon të përkujtohet pikërisht 13 maji i vitit ‘99 i rënies së 77 martirëve,derisa forcat militare dhe paramilitare serbe ishin vendosur me arsenal të madh armatimi në një cep të magjistrales në afërsi të fshatit Korishë,ato forca ishin fokusuar nga NATO,mirëpo dredhëria serbe ishte aq e egër dhe barbare dhe këto forca i largon e në vend të tyre i vendos trupat e pafajshme të civilëve nga 2 vjeç e deri në 70 vjeç që të i përdor si trupa të gjallë për bombardimet e pritura. Atë natë të dhembshme mbi ato trupa fëmijësh,dhe pleqsh bien bombat e dhe këtu gjejnë vdekjen 77 martirë të pafajshëm. Dhembja ka bërë shumë familje të Korishës ta mbajë mend këtë datë sa të jenë gjallë. Por, familja Ahmetaj këtë plagë e kanë të hapur edhe sot e kësaj dite. Zejnie Ahmetaj, është vetë më plagë trupi, por, plagën e shpirtit e ka të pambyllur asnjë second . Sepse para syve të saj iu vranë vajzat e saja ;Arbënorja dhe Saranda pikërisht në lulen e rinisë 16 dhe 14 vjeqare.ku edhe Hamdi Ahmetaj, babi i këtyre dy të ndjerave vritet nga mjekët serbë në spitalin e Prizrenit. E po këtë dhembje e ka edhe sot e gjithë ditën Hyrmete Ahmetaj, kur para syve të sajë u vranë djali i vetëm Valoni nxënës shembullor dhe Vlora .Kurse nga kjo familje Ahmetaj u varë dhe shumë të rinj .Familja e veprimtarit Hasan Ahmetaj u shua tërësisht e dhembja atje edhe sot e kësaj dite është letërnjoftim i vetëm. Sot, në këtë përkujtim, në emër të fshatit Ylber Kabashi përkujtoi këtë dhembje tashmë është universale. Kurse Lulëzim Kabashi ish komandant i Batalionit të Kabashit evokoi disa nga kujtimet dhe tha se ne jemi këtu do të vazhdojmë edhepse kemi humbur një pjesë të shpirtit tonë. Nënkryetari i komunës së Prizrenit ,Kujtim Gashi, porositi që kjo masakër mizore nuk bënë të harrohet, dhe duhet të mos lejojmë që historia të shkruhet padrejtësisht. Kujtime plotë dhembshuri rikujtoi drejtori i shkollës Ilir Xhaferi Për këtë tragjedi ka folur edhe Luljeta Ahmetaj Gashi e cila fletë për rastin e martirëve dhe trajtimi i tyre në spitalin e Prizrenit ku thotë se ishte një kasaphane. Në këtë dhembje pos familjarëve ishin edhe drejtorët e ekzekutivit të Prizrenit si dhe shumë dëshmitarë të kësaj tragjedie njerëzore /QendraPress/