Korishën e Prizrenit çdo 13 maj e mbulon pikëllimi

Korishën tani e plotë 25 vite radhazi në çdo 13 maj,e mbulon pikëllimi i madh. Ky pikëllim në fshatin Korishë  me këtë datë  po rrumbullakon dhembjen dhe përkujton burrërinë e kësaj treve nëpër dekada e shekuj. Kjo trevë ka pasur burra që për çështjen e atdheut kanë dhënë shumë e jo pak syresh janë flijuar .Po këtë ditë bashkërisht me të rënët e fundit të 13 majit të vitit 1999 përkujtohen edhe burrat e Kabashit e Korishës. Në këtë datë përkujtimore përkujtohen burrat si Sali Kabashi e të tjerë. Mirëpo,kulmi i dhembjes së muajit maj vazhdon të përkujtohet pikërisht 13 maji i vitit ‘99 i rënies së 77 martirëve,derisa forcat militare dhe paramilitare serbe ishin vendosur me arsenal të madh armatimi në një cep të magjistrales në afërsi të fshatit Korishë,ato forca  ishin fokusuar nga NATO,mirëpo dredhëria serbe ishte aq e egër dhe barbare dhe këto forca i largon e në vend të tyre i vendos trupat e pafajshme të civilëve nga 2 vjeç e deri në 70 vjeç që të i përdor si trupa të gjallë për bombardimet e pritura. Atë natë të  dhembshme mbi ato trupa fëmijësh,dhe pleqsh bien bombat e dhe këtu gjejnë  vdekjen 77 martirë të  pafajshëm. Me këtë rast në emër  të  komunës së  Prizrenit ka  folur nënkryetari Kujtim Gashi, i cili  tha .se gjaku i këtyre ishte edhe thirrje për paqe, Kjo tokë duhet të përkujtojmë se këtu u flijuan 77 margaritarë të lirisë. Ai pastaj nuk harroi të thotë se është  ky diell lirie që po e heq atë tis dhembje se përndryshe domosdo se njeriu  vështirë  do të Komandanti i Batalionit të  Korishës  Lulëzim Kabashi,me këtë rast  ka  evokuar   trimërinë e Kabashi  që e ka tash e mbi një shekull. Pastaj ai ke veçuar dhembje madhe të 13 majit të vitit 1999Sot, për të ndarë dhembjen  e 13 majit kishte ardhur edhe Ramush Haradinaj i cili me këtë rast tha se  Kabashi e Korisha  kanë dhe dëshmorë e martirë të lirisë dhe  është një bërë një luftë  e lirisë, që tashmë është Ne  emër të familjeve  të  të këtyre martirëve  foli Hasan Ahmetaj, i cili përmendi emra konkretë e të përveqëm për vrasjen e  77 martirëve në Korishë. Dhembja e madhe padyshim se është por, në këtë datë dhembja edhe na shtohet thonë  familje   të martirëve. Pastaj, iu këndua  këngë këtyre ,martirëve nga  këngëtarët që e kanë.përjetuar këtë masakër .Kurse  studentët e UPZ kishin përgatitur një recital   nga  Prof Andullah Zymberi. Ne këtë përkujtim morën pjesë drejtor të ekzekutivit të Prizrenit  pastaj  përfaqësues të shoqatave  të dala nga  lufta dhe  subjekte politike  që veprojnë në Prizren/www.QendraPress.com/