Kosova e shpall non-grata rusen e akuzuar për spiunazh 
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se Daria Asmalova është shpallur non-grata në Republikën e Kosovës.Sveçla ka thënë se Asmalovas do t’i ndalohet hyrja në territorin e Kosovës për pesë vite.“Si Ministër i Punëve të Brendshme, brenda kompetencave të mia ligjore, bazuar në Ligjin për të Huaj, Nenet 17 dhe 66 A, kam shpallur person të padëshirueshëm në Republikën e Kosovës Daria Asmalovan. Hyrja e këtij personi është e ndaluar për pesë vite në territorin e Republikës së Kosovës”, ka shkruar Sveçla.Ai shtoi se kushdo që që tenton të destabilizon vendin do të përballet me forcën e ligjeve të Republikës së Kosovës.“Kushdo që me qëllime apo direktiva të caktuara cënon apo tenton të destabilizojë vendin tonë, do të përballet pa diskutim me forcën e ligjeve të Republikës së Kosovës”.Ndryshe, Sveçla dje ka njoftuar se në pikëkalimin kufitar u ndalua Asmalova, për të cilën shumë shtete kanë thënë se është e angazhuar në spiunazh për inteligjencën ushtarake ruse dhe se ka vepruar nën petkun e gazetares.Ministri shtoi se tentimi i saj për të hyrë në Kosovë, vjen vetëm një javë pas tensioneve të shkaktuar në veri.
.