KOSOVA: HISTORI E VJETËR, SHTET I RI… -Shkruar nga;Lendira Berisha ,disa muaj më parë

               Muaj më parë  bashkëvendësja jonë Lendira Berisha  e botoi këtë shkrim. Në shenjë  dëshmie se m  kohë kërkoi  radhitjen e Kosovës- ja shkrimi në tërësi dhe pa asnjë ndërhyrje. 

————————-

                    Bazuar ne historiografienë tonë që nga pellazgët, datojmë si popull shumë i vjetër ndër shekuj e që Epoka më e ndritshme është ajo e Gjergj Kastriotit Skenderbeut, të papërsëritshëm… Nëse analizojmë veprën për atë se çfarë ka konstatuar filologu i shquar nga Roma, Giuseppe Catapano, në veprën e tij “Tati Thoti fliste shqip” e studioi në thelb prejardhjen e racës ilire, ku thotë se: Ilirishtja është shumë më e vjetër, nga ajo që besohet, dhe kultura e sjellur në Egjipt nga Populli i Lirisë, është e lashtë së paku prej 1200 vitesh. Poashtu duhet të përmendim zbulimin më të ri të Dr. Musa Ahmetit, “Dorëshkrimi” i Teodor Shkodranit i vitin 1210, me që duhet të presim që të pranohet shkencërisht, për të vazhduar më pas me dokumentet e para të Gjuhës Shqipe që janë: “Formula e Pagëzimit” 1462, “Fjalorthi i Harnold Fon Harfit”, “Perikopeja e Ungjillit të pashkëve” dhe veprën e parë të shkruar shkencërisht “Meshari i Gjon Buzukut” i vitit 1555. Nëse hedhim një vështrim tek Pjetër Budi dhe Pjetër Bogdani vërejmë se me pasion u përkushtuan për të kuptuar motivin e së vërtetës, që për shkak të vërshimit turk shumë shqiptarë u detyruan të marrin rrugën për në Itali, edhe pse në kushte shumë të vështira, ditën ta ruajnë Gjuhën dhe traditat e të parëve. Kontribut të jashtëzakonshëm dhanë arbëreshët e Italisë si Zef Serembe, poashtu dhe Jeronim De Rada si entuziast që ishte filloi të merrej dhe me çështje politike dhe për pak u shpëtoi përndjekjeve. Më pas Lidhja Shqiptare e Prizrenit, që i përfaqësoi denjësisht aspiratat e popullit tonë, në të gjitha drejtimet, si ato: Arsimore, politike, diplomatike… duke filluar me hapjen e shkollave të para shqipe. Për të vazhduar me vitet e lulëzimit të krijimtarisë së maestros, Ismail Kadare, që e zhvilloi individualitetin e tij krijues të një figure konglomerate në të gjithë botën, duke e arritur kulmin e gjenialitetit te vepra e tij: “Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur” që flitet për shfaqjen e aventurës së një misioni italian, për kërkimin e eshtrave të një ushtrie të vdekur, gjatë Luftës së Dytë Botërore në Shqipëri. Dhe kështu në rrethana të egra politike iu kundërvu normave diktatoriale, derisa në Kosovë instalohej me vite të tëra rryma tjetër e vrazhdë, insitimi dhe qëndrimi i okupatorit serb, duke u munduar që Kosovën ta trajtojnë si vend të tyre, duke na obliguar të veprojmë me sistem proserb. Nëse e lexojmë atë se çfarë ka shkruar historiani anglez, Noel Malcoln, kuptojmë se: Ngjarjet e Kosovës që nga periudha e pushtimit Romak e deri në ditët e sotme, trajtohen me shumë objektivitet, duke u rivlerësuar e vërteta historike e deformuar nga mitet dhe trajtimi tendencioz i historiografisë serbe. Rol të rëndësishëm, luajti dhe qasja e presidentit Ibrahim Rugova në Vatikan me Papa Gjonpali II, si inspirim përmes Shën Nënë Terezës, “që ishte simbol i bëmirësisë dhe solidaritetit” … Ai bëri plan për të zgjidhur krizën e Kosovës, për tu dhënë fund padrejtësive shekullore. Në dritën vagëlluese në mes të qirinjëve të ndezur me hapsirën polingjyrëshe të muajit MARS, shfaqet figura e Adem Jasharit, qëndrimi titanik i tij për të mbrojtur atdheun, lufta e drejtë dhe e shenjtë e UÇK-së… Ngjarjet që u vulosën duke marrë kahjen e Frymës së Lirisë në Konferencën e Rambujesë me përfaqësuesit: Hashim Thaqi, Ibrahim Rugova, Arsim Bajrami, Adem Demaqi, Rexhep Qosja… si përpjekje e fundit politike për ndaljen e luftës së gjenocidit ndaj shqiptarëve dhe vendosjen e Kosovës nën mbikqyrjen e NATO-së, natyrisht me ndihmën e shteteve mike, në veçanti SHBA-ve, ne sot e gëzojmë lirinë dhe Pavarësinë e shtetit tonë, për të cilën ne u jemi pafundësisht dhe përjetësisht mirënjohës të gjithë kontributdhënësve, në veçanti kontributi i të cilëve ishte vendimtar dhe pa të cilin kontribut, ndryshimi pozitiv madhor nuk do të ndodhte, kjo ëndërr e jona shekullore nuk do të realizohej. Të gjitha këto ngjarje të trajtuara më lart kalojnë nëpër TROJET ILIRE. Kosova tani si një shtet i ri, si një shtet në tranzicion që jemi, ballafaqohemi me sfida të shumta, me padrejtësi të shumta që na krijohen ende nga Serbia, që në vazhdimësi mundohen të krijojnë përçarje brenda shtetit tonë. Ne asnjëherë nuk duhet rënë nën ndikimin e tyre, përkundrazi duhet të tregojmë pjekuri, ti ruajmë raportet e mira miqësore me të gjitha shtetet e botës, ato që na kanë njohur dhe të lobojmë sa më shumë të na njohin ato shtete që nuk na kanë njohur deri më tani. Edhe raporti i BE-së, karshi Kosovës? Mendoj se duhet të tregohen pak më të arsyeshëm dhe më tolerantë ndaj shtetit tonë, të na kuptojnë drejt së paku duke mos na mbajtur të izoluar; shqiptarë – shkenctarë, inxhinierë, artistë, sportistë ka anë e mbanë botës. Eshtë për tu admiruar raporti dhe qëndrimi i kryeministrit italian Giuseppe Conte, i cili mbështet avansimin e agjendës euro-atlantike të Kosovës, pastaj dhe në vazhdimësi duke treguar humanitet të ndërsjellë me shqiptarët edhe në kohë pandemie. Por vetëm një gjë dua të them: Çdo herë bazuar në historiografinë tonë, mbetet në shijen tonë, si shtet, të vendosim se çfarë po duam, të orientohemi kah lindja ose perendimi.