Kosova në OKB edhe pa njohje nga Serbia
Për televizionin Dukagjini, Kryetari i Lidhjes Socialdemokratike të Vojvodinës, Nenad Çanak, ka treguar se si e sheh zgjidhjen përfundimtare në dialog mes Kosovës dhe Serbisë.Marrëveshja finale mes Kosovës dhe Serbisë mund të rezultojë edhe pa njohje nga Serbia.Sipas njohësve të çështjeve politike, normalizimi i raporteve edhe pa njohje të ndërsjellët nuk do të përbënte problem për anëtarësimin e Kosovës në OKB.Ish-deputeti i kuvendit të Serbisë, Nenad Çanak, thotë se zgjidhja me e mirë do të ishte integrimi i dy vendeve në BE.“Mënyra më e mirë për të zgjidhur problemin e kufijve është që kufijtë të mos ekzistojnë. Nëse perëndimi dëshiron ta zgjidh këtë problem njëherë e përgjithmonë është që ta bëjë në bazë të vlerave evropiane. Mënyra më e mirë dhe efektive për ta bërë këtë është anëtarësimi në Bashkimin Evropian. Pra zgjidhje nuk është të ndërtosh një mur dhe të ndash njerëzit, por të heqësh muret dhe të bashkosh njerëzit”, deklaroi Çanak për RTV Dukagjinin.Për njohësin e integrimeve evropiane, Demush Shashën, e rëndësishme është që Kosovës t’i hapet shtegu për anëtarësim në Kombet e Bashkuara.“Për neve është prioritet hapja e shtegut për anëtarësim në OKB, hapja e shtegut për anëtarësim në Bashkimin Evropian, njohja nga 5 vendet e BE-së dhe liberalizimi i vizave. Njohja reciproke mes dy shteteve mund të shtyhet për një periudhë të mëvonshme. Me rëndësi për ne tash do të ishte sigurimi i këtyre katër objektivave”, deklaroi Demush Shasha.Dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë pritet të rifillojë të martën, më 15 qershor.Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, kanë shprehur qëndrime të kundërta sa i takon temave që do të fliten në këtë takim.Procesi i dialogut ngeci vitin e kaluar kur asokohe, pala serbe rihapi çështjen e zbatimit të Marrëveshjes për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë. Dialogu i Brukselit u ndërpre disa herë në të kaluarën, por pauzën më të gjatë ky proces e pati, pas vendosjes së tarifës 100 për qind për produktet me origjinë nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina. Taksa u vendos në fund të vitit 2018.Dialogu Kosovë-Serbi i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, filloi në vitin 2011 dhe përmes tij synohet arritja e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse për normalizimin e raporteve mes dy vendeve.