Kosova në shkurt furnizohet me vetëm 3 për qind të vaksinave anti-COVID

0

Tre raste të infektuara me variantin anglez të coronavirusit janë konfirmuar së fundmi në Kosovë.Derisa ky variant i ri i COVID-19 thuhet të jetë për 70 për qind më i transmetueshëm, Kosova mund ta ketë të vështirë parandalimin e përhapjes së tij. Kjo pasi që vendi ende nuk është furnizuar me asnjë dozë të vaksinave, ndërsa dozat e para që do të vijnë në muajin shkurt, pritet të jenë vetëm për 3 për qind të popullsisë.Zëdhënës në Aleancën e Vaksinave Gavi kanë thënë për Express, se në muajin shkurt furnizimi me vaksina do të bëhet vetëm për 3 për qind të popullsisë.Ndërsa, deri në fund të vitit ata kanë thënë se do ta furnizojnë me vaksina 20 për qind të popullsisë në vend.“Qëllimi i COVAX është të fillojë shpërndarjen e vaksinave në vendet më të përgatitura që në fillim të shkurtit, me këstin e parë, mjaftueshëm për të mbrojtur 3% të popullsisë të secilës ekonomi pjesëmarrëse, duke u mbështetur në qëllimin tonë për të mbrojtur të paktën 20% e popullsisë deri në fund të vitit 2021”, është thënë nga kjo aleancë.Ndërsa, se sa efektive mund të jetë vaksina e COVAX kundër varianteve të reja të coronavirusit, nga kjo aleancë nuk kanë pranuar të japin informacione, duke thënë që këto informata të merren nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Në anën tjetër, derisa në vend nuk mund të detektohet ndonjë variant tjetër i coronavirusit, disa mostra tjera pritet të dërgohen për verifikim jashtë vendit.Një gjë e tillë është bërë e ditur për gazetën nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, ndonëse nuk është dhënë ndonjë datë se kur do të dërgohen këto mostra në Berlin.

Përndryshe, derisa variante të reja të coronavirusit kanë filluar të përhapen në shumë shtete, përfshirë këtu edhe në rajon, Kosova nuk ka ashpërsuar masat ndaj tyre.Nga Ministria e Shëndetësisë kanë thënë se gjendja me pandeminë dhe mutacionet e reja është duke u përcjellur dhe se masat që do të merren do të varen nga situata epidemiologjike në vend dhe në rajon.Kurse, Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka dalur sot me një thirrje për qytetarët, të cilëve u ka kërkuar që të qëndrojnë në shtëpi dhe të dalin vetëm për nevoja të domosdoshme, të ndalojnë takimet me njerëz me të cilët nuk jetojnë në bashkësi, të ndalojnë tubimet, të respektojnë masat kufizuese në aktivitete publike e të kufizojnë punën për veprimtaritë jo-esenciale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *