Kosova si të ishte pa zot shtëpie, hajdutëri edhe me kallashnikovë-Shkruan;Salih Çoçaj

0

Këtyre ditësh të fundit ajo që e karakterizon Kosovën  janë  vjedhjet e shtuara,  e kjo  tmerrshëm, Pse  po ndodhin  gjithë  këto  vjedhje?,.Ku është  fajtori, e ku janë organet kompetente.? Tani po shihet se  mungesa e liderëve  real  të këtij shteti  pra ish presidenti Thaçi, pastaj; Veseli, Krasniqi e Selimi e të tjerë  paskan qenë stabilizues të  rrjedhave në Kosovë, deshën apo nuk deshën ..ata që nuk bëjnë asgjë  tjetër pos të  fyejnë  luftë e e  UÇK-së e duke  fyer luftën ata  po e fyejnë lirinë e Kosovës. Tani po shihet se ata ishin dhe janë bartësit e UÇK-së e të luftës kundër armikut. Sepse këta  hajdutë  ka mundësi Serbia  i nxitë  me të vetmin qëllim  për të krijuar pasiguri. Kjo është e vërteta, i pëlqeu dikujt apo jo.. Nëpërmjet kësaj gjykate mos  të harrojmë që Kosova dhe UÇK -j po gjykohet padrejtësisht dhe kjo është fushëbetejë në mes parimit të sovranitetit të shtetit pa marr parasysh sa gjenocidal ishte ai, siç ishte Serbia e Milosheviqit .Aktet e  fundit  duhet  të na  bindin se gjatë vjedhjeve tani po atakohet edhe vetë uniforma,Kjo  po tregonte  kur liderët e luftës  nuk janë mjerisht edhe shteti merr teposhtë  që nuk dihet se ku mund të ndalet.Kjo situatë  është shumë e rëndë  dhe  besohet se  do të përbashkojnë  angazhimet:policia, drejtësia dhe  vetë  populli  të bëhen bashkë  e të luftojnë këtë çoroditje, Sepse  kjo  nuk dërgon  në asnjë drejtim,  kjo është  si një biletë  një drejtimesh e ky drejtim  dërgon drejt kaosit. Prandaj, mos ta  lejohet ky kaos . Por  përbashkoheni  të  gjithë  liderët politikë  , struktura politike, policë dhe   të tjerë dhe riktheni besimin  e njerëzve, përndryshe e keqja  ka  vrapin e shejtanit  dhe i rrokullisë shpejt  gjitha   të mirat e dy dekadave që me mund  të madh i ka bërë Kosova ,Thuhet  një  thënie  se’’ hajduti, i pabesi dhe i pa fytyri  nuk ka komb, nuk ka fe e nuk ka nacionalitet….,,/qendrapress.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *