Kosovë, ne të dalim zot” – publikohet logoja e 16 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës
![](http://qendrapress.com/wp-content/uploads/2024/02/658572-26Lm7Jxd9G.jpg)
Më 17 shkurt, Kosova e shënon 16-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë. Për këtë festë madhështore, Qeveria e Kosovës e ka publikuar logon zyrtare.“Kosovë, ne të dalim zot”, është mesazhi për këtë vit të mëvetësisë.
Për nder të 16-vjetorit, janë planifikuar aktivitete të shumta, duke nisur nga mbledhja festive e ekzekutivit, homazhe tek personalitetet e rëndësishme si komandanti legjendar Adem Jashari, presidenti historik, Ibrahim Rugova, veprimtari Adem Demaçi.
Kremta për këtë ditë kulmon me koncertin e Filharmonisë së Kosovës.