Krasniqi: “Rugovistja” Vjosa Osmani shfaqet si militariste

                             Publicisti Milazim Krasniqi, i ka reaguar presidentes Vjosa Osmani, pasi publikoi foto me armë në Kroaci. Ai përmes një shkrimi ka thënë se rugovistja Osmani, shfaqet si militariste, duke provuar armë në Kroaci.“Rugovistja” Vjosa Osmani shfaqet si militariste, duke provuar armë në Kroaci. Kujt po tenton t’i dëgojë mesazh”, ka shkruar Krasniqi.Tutje Krasniqi thotë se kjo sjellje e presidentes Osmani, është naive dhe e dëmshme.“Këto sjellje kundërthënëse prodhojnë iluzione në publik, vënë në siklet sponsorët e pavarësisë së Kosovës dhe u krijojnë argumente armiqve të Kosovës se gjoja Kosova po militarizohet, po i kërcënon serbët. Veçmas në sfondin e asaj që po ndodhë në Ukrainë e në Gazë, sjellja e tillë e presidentes Osmani thjesht është naive dhe e dëmshme”, ka shkruar Krasniqi.