Kriza në Veri, Kurti fton për takim krerët e partive opozitare 
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka ftuar për nesër në takim, tre liderët e opozitës.Gazeta Online Reporteri.net merr vesh nga burime se ftesa e Kurtit për opozitarët vjen pas zhvillimeve të fundit në veri.Në letrën dërguar kreut të PDK-së, Memli Krasniqi, kreut të LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe atij të AAK-së, Ramush Haradinaj, thuhet se ata ftohen në takim për të diskutuar për situatën aktuale për shkak të “zhvillimeve të fundit në vend, e sidomos në veri të vendit”. Tre liderët ftohen në takim më 8 nëntor në orën 8:00 në Zyrën e Kryeministrit.Kjo s’është hera e parë që Kurti i fton për takim opozitarët. Një ftesë të tillë ua kishte dërguar edhe para rreth tri javësh, për të folur lidhur me procesin e dialogut. Haradinaj ishte i vetmi që ishte përgjigjur pozitivisht dhe kishte marrë pjesë në takim./Reporteri.net