KRM ‘’Ekoregjioni ‘’Sh. A, Njoftim për qytetarët:  Kujdes gjatë motit të ftohtë dhe pastrimit të rrugëve

                          Kompania KRM ‘’Ekoregjioni’’, Njësia Prizren, në bashkëpunim me Drejtorinë e Shërbimeve Publike në Prizren, është e përgatitur me të gjitha mjetet e nevojshme për përballimin e kushteve dimërore.

KRM Ekoregjioni informon qytetarët se:

Rrugët nacionale dhe rajonale nuk janë nën kompetencën e Komunës së Prizrenit apo të KRM Ekoregjionit, por janë në kompetencë të Ministrisë përkatëse.

 Ekipet e KRM Ekoregjioni janë në terren, duke pastruar borën dhe duke shpërndarë kripë në ato zona ku është e nevojshme për të siguruar kalueshmërinë e rrugëve.

Ju bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të tregojnë kujdes të shtuar dhe të respektojnë këshillat e mëposhtme:

1. Reduktoni shpejtësinë dhe përshtatni stilin e vozitjes me kushtet e rrugës.

2. Mbani distancë të mjaftueshme nga automjetet e tjera.

3. Frenoni dhe manovroni butësisht për të shmangur rrëshqitjet.

4. Kujdesuni për kalimtarët dhe mos parkoni automjetet në mënyrë që pengojnë pastrimin e rrugëve.  Siguria juaj është prioriteti ynë. Faleminderit për bashkëpunimin! Kështu njofton kryeshefi ekzekutiv i KRM’’Ekoregjion’’ Sh.A Prizren  ,Burim Shala.

.