KRU’’Hidroregjioni jugor ‘’ me një varg aktivitetesh e shënoi Ditën Botërore të ujit tregon zëdhënësja Kurtaj.

Më 22 mars shënohet Dita Botërore e Ujit, e cila është përcaktuar me rezolutën e OKB-së në dhjetor të vitit 1992. Me shënimin e kësaj dite, OKB-ja ka për qëllim të rrisë rëndësinë e mbrojtjes së ujërave dhe mungesën e ujit të pijshëm në shumë vise të botës. Gjithashtu, nga viti 2005 deri 2015 është shënuar decenia e ujërave. Kështu shënimi i kësaj dite ka rëndësi më të madhe gjatë këtyre viteve. Derisa  KRU’’Hidroregjioni jugor ‘ në  Prizren, sot këtë  ditë e shënoi  me një varg aktivitetesh  tregon zëdhënësja  Nderona  Kurtaj, pranë një  instilacioni që  e kishin  vendosur  në sheshin e Lidhjes , ku ajo që e veçonte  ishte piramida e ujit  me  paralajmërimin se  një metër kub kushton vetëm 38 centë e vetëm një kafe  70 centë, Pastaj ajo tregoi  për  aktivitetin e sotëm që nga  mëngjesi që kanë organizuar nëpër shkolla me nxënës

Për çdo vit në Ditën Botërore të Ujit theksohen aspektet specifike të ujit të pijshëm siç janë: uji për qytete, kualiteti i ujit, ujerat ndërkufitare, uji dhe kultura etj. Ajo njoftoi  gjithashtu se sot deri në orte paditës  janë të  hapura edhe  dyert e galerisë së  burimeve  ku prizrenasit mund at vizitojnë dhe nga afër ta shohin se  si  vije  deri tek përdorimi uji i pijes në familjet e tyre

Derisa  mesazhi  i Nderonës ishte se  të  kursejmë ujin e pijes dhe  të  paguhen faturat për ujin e  harxhuar sepse  ata  janë në shërbim të  qytetarëve