Kryeministër pse kaq  shumë dilema na trego, Bashkim Kombëtar apo mini Jugosllavi po do me bë…?!-Shkruan: Qazim THAÇI

    E  zgjodha këtë fotografi jo krejt rastësisht,sepse ata që përcjellin politikën e kuptojnë edhe mesazhin e  kësaj  foto. Sot, në Parlamentin e Kosovës patëm mundësi të  dëgjojmë  tone përplasje , që  qytetarët  jo që nuk i  rehatoi , por përkundrazi iu vu  benzinë  në zjarr, sepse   metaforat  që  deri më tani ministër i keni përdorë  vërtetë  për një numër  qytetarësh kanë qen të ëmbla , prandaj edhe  ju kanë  votuar. Por  u erdhi fundi  këtij ‘’qypi me mjaltë’’  dhe  ato fjalë  e metafora të bukura tani po  marrin pamjet e trishta, Ju lutem kryeministër , mos  luani  me  gjakun e  dëshmorëve, mos luani me varret e të parëve   flas për ata që i kanë këtu ato varre , sepse  tani ky farë ‘’Vetmenaxhim’’ na ka shqetësuar shumë  për komunat serbe. Fjalori i Gjuhës  shqipe vetëmenagjimin e shpjegon   më keq pak se  Asociacionin   komunave me shumicë  serbe. Kryeministër ju lusim  në Parlament  merr guximin e na trego ku mbeti  deklarata dhe premtimi juaj  se  do të bëni bashkim  kombëtar? Ku mbet   premtimi i dhënë se ju nuk do ta takoheni Vuçiçin pa kërkuar falje. Ku mbet premtimi  juaj se nuk  do të ulesh në tavolinë  për   temën e  komunave serbe?/ Këto po i përmendi dhe dije  se nuk  po i përmendi edhe 99 premtime tjera  që i kë dhënë dhe  për fat të keq  nuk e ka realizuar asnjërin. Na trego të lutem kah do ta dërgon  Kosovën për Bashkim Kombëtar, apo po punon kaq shumë për një mini Jugosllavi me Serbinë gjakatare  e po e  lëndon kaq dhembshëm kombin tënd.  Besojë  se duhet të mos harroni sa keq po i dëmtojmë edhe vetë mallin e varreve të moçme   se lere më jetën e rinisë tonë.,Jo gjithmonë vota që ke marrë , të jep kaq shumë të drejtë ti harrojmë pa dashje edhe varret tona, gjakun e derdhur për  liri. krejt këtë   dëm që po e bënë ndaj  Kosovës   a mendon se  nuk do të gjykon historia?!! Mendo  vetëm faktin e të pagjeturve   që  shpirtrat e tre ende  se kanë gurin  vajit, nuk e kanë dheun e atdheut mbi eshtra. Mos  përdorë metafora  sa për të treguar  oratori se  Kosova  do fakte e jo rima. Kryeministër  për fat të keq  një ditë  do mbetesh i vetëm  nëse Kosovës  ia kthen shpinën. Prandaj , edhe ata  që  të votuan tani janë në hallin e madh të vetëdijesimit dhe identifikimit  të tyre. ….herëve tjera   më duhet  të përmendi  të tjera  fakte se  jeni në rrugën e gabuar……………/www.qendrapress.com/