Kryeministër  pse vallë e keni paranojë presidentin Thaçi, ai është çlirimtar i këtij vendi-Shkruan ;-Liridon LUSHAJ

     Vetëm ata që duan të bëhen injorantë  e që nuk dinë të të lexojnë e kanë rastin të mësojnë pak për Republikën e Kosovës, aleat dhe mik i Amerikës. E këtë  mund ta mësojnë  me  vendimin  nënshkruar nga presidenti Hashim Thaçi të datës 19 prill 2013.Aty sqarohet se FSK dhe KFOR- kanë të drejtën e përbashkët. Mos harro kryeministër Kurti se FSK tashmë është ushtri edhepse ti nuk e dimë  a e ke pranu si të tillë.

Po ju rikujtojë pak nga biseda juaj  që patën  me z. Sullivan. Pra ,Sullivan përcolli ngushëllimet për humbjen e policit të Kosovës të vrarë në krye të detyrës gjatë sulmeve të dhunshme të ndodhura më 24 shtator. Ai gjithashtu shprehu shqetësimin për mobilizimet ushtarake serbe pranë kufirit me Kosovën. Ai vuri në dukje vendimet e fundit të NATO-s për të forcuar praninë dhe aktivitetin e forcave të NATO-s në Kosovë (KFOR), veçanërisht në veri të Kosovës, dhe nënvizoi gatishmërinë e Shteteve të Bashkuara për të punuar me aleatët për të siguruar që KFOR-i të ketë burimet e duhura për të përmbushur misionin e tij”, thuhet në njoftimin e Shtëpisë së Bardhë.

Prandaj të gjitha këto dyshimet tuaja kryeministër po duken vërtetë qesharake dhe mjaft jo profesionale,kur  citojë ‘’Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të shtunën se kufiri në veri të vendit ka “vakum që duhet të mbushet”, pavarësisht zotimit “të njëanshëm të pararendësit tim” ndaj NATO-s për moslejimin e zhvendosjet se Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në këtë pjesë të vendit.

Kurti i bëri këto komente gjatë një mbledhjeje të Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje të shtunën, pothuajse një javë pas sulmit ndaj Policisë së Kosovës nga persona të armatosur në Basnjskë të Zveçanit, ku mbeti i vrarë një zyrtar policor. Këto duken kaq injorante vërtetë sa të obligojnë të mendojmë se ti ende je ai Albini i protestave që përgjake policinë e Kosovës, fyeve e shave, deri në qiell, ata djem duke i bërë për spitale. Por, a nuk turpërohesh tash të merr lëvdatë nga ata .që dje i ke sharë. Jo kryeministër ,na ende e kemi të freskëta e jo veç ,me zjarrin që  e solle  e bërë në Kuvendin e Kosovës. Ne ende e kemi të freskët kur ti  nuk e pranoje flamurin  Kosovës duke e quajtur lara lara. Na ene  e kemi të freskët që  nuk e pranoje  FSK si ushtri. Por ai ishte pikërisht Hashim Thaçi që i bëri  e i solli këtij vendi lirinë. Hashim Thaçi ai nuk ka ikur nga lufta as nuk a djegur parlamentin e as nuk ka bërë  një te keqe te vetme kundër Kosovës  . Ju se çka keni folur, e çka keni bërë mirë e dini, mos na detyroni të ju përsërisim të gjitha një për një. Prandaj mos e urrejë kaq shumë çlirimtarin Hashim Thaçi se nuk i bën nderë as vetës as Kosovës. Bindu e duaji çlirimtarët e Kosovës  e duke dashur ata do ta duash Kosovën dhe veten Tuaj që e kini humbur keq. Kryeministër mendoni se kah po e qoni Kosovën e jo ta urreni ata që e çliruan këtë vend .Herën tjetër i  lamë edhe 33 gjëra të këqija që ja ke sjellë ti Kosovës  e Kosova  nuk di a mundet më ti fal nëse vazhdoni të i bëni ende keq………/www.qendrapress.com/