Kryeprokurori Lumezi: Kokaina e kapur në Lipjan ka ardhur nga Brazili

0

Kryeprokurori i Prokurorisë së Shtetit, Aleksandër Lumezi ka thënë se sasija prej 400 kilogramëve kokainë e konfiskuar sot në Lipjan ka origjinën në Brazil.Sipas Lumezit, substanca narkotike është transportuar nga Brazili drejt Italisë dhe përmes portit të Durrësit ka kaluar ndërmjet Shqipërisë në Kosovë.“Dëshiroj të them se gjatë fazës së hetimeve kemi përcjell lëvizjen e narkotikëve nga Brazili për në Itali dhe pastaj në Durrës, deri në arritjen e destinacionit, përkatësisht Republikën e Kosovës”, ka thënë Lumezi.Në një konferencë për shtyp të mbajtur sot në Prishtinë së bashku me Kryeprokurorin e Shtetit të Shqipërisë, ai ka thënë se 400 kilogramë kokainë të konfiskuara në Kosovë kapin vlerën e rreth 20 milionë eurove.Lumezi ka njoftuar se gjatë operacionit anti-drogë, autoritetet e Kosovës në bashkëpunim me autoritetet e huaja, kanë konfiskuar një sasi të hollash, vetura dhe sende të tjera.“Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Kosovës dhe në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe autoritetet italiane e ato të Shqipërisë, sot janë konfiskuar 400 kilogramë kokainë. Vlera e tyre arrin rreth 20 milionë euro, si dhe janë konfiskuar një sasi e të hollave, veturave dhe sendeve tjera”, ka thënë Lumezi. “Jemi të vetëdijshëm se rreziqet bashkëkohore të sigurisë nuk mund të ndërmerren nga një shtet i vetëm. Kjo jo vetëm që ishte sfidë për shtetin tonë por edhe ishte detyrim për të luftuar krimin e organizuar”, ka deklaruar Lumezi.Insajderi ka raportuar ekskluzivisht sot se pjesë e skemës së transportimit të një sasie të madhe të kokainës që ka arritur në Kosovë përmes portit të Durrësit, është edhe një kamion në posedim të një kompanië shqiptare, “MC Foods”, ku aksionar janë dy biznesmenë: Izet Sheqiri nga Kosova dhe Bledar Habili nga Shqipëria.Kamioni me sasinë mbi 400 kg është kapur në komunën e Lipjanit, si destinacion i fundit, aty ku ndodhet depoja e kompanisë “MC Foods”.Operacioni i gjerë është realizuar nga DEA amerikane, policia Italiane, shqipare dhe në fund Policia e Kosovës, e cila është duke e vazhduar aksionin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *