Kryetari Haskuka dhe kryetari i Shoqatës ‘’Jetimët e Ballkanit’’Halil Kastrati nënshkruan memorandum bashkëpunimi
Sot kryetari i komunës së Prizrenit Mytaher Haskuka pas një takimi më kryetarin shoqatës ‘’Jetimat e Ballkanit’’ Halil Kastratin e ku ishte edhe drejtori i Drejtorisë së Mirëqenies sociale Islam Thaçi nënshkruan memorandum bashkëpunim për vitin 2021, e ku ndër disa projekte do të jetë edhe ndërtimi i 20 shtëpive për familjet me nevojë Me këtë rast kryetari Haskuka tha se sot nënshkruam një memorandum marrëveshje për vitin që vije, Pasi që këtë vit ishte pandemia besojë se bashkërisht do të bashkëpunojmë edhe në shumë sfera , Prandaj ne do të japim materialin ndërtimor, kurse pjesën tjetër të ndërtimit do të bëjë shoqata,Më këtë rast dua të falënderojë edhe angazhimi që po bënë z Kastrati tha i pari i komunës Haskuka .Halil Kastrati tjerash tha se bashkëpunimin me komunën e Prizrenit jam i gëzuar që do ta vazhdojmë gjatë vetit që vije, kurse ne këtë vit ne kemi pasur një bashkëpunim të mirë duke përmendur edhe rastin e ndihmës në ushqime për banorët e Shqipërisë në kohën kur atje ishte atakuar nga tërmeti. 20 familjeve do t’u kthehet buzëqeshja në Prizren! Sot, në komunën e Prizrenit bashkë me kryetarin, Mytaher Haskuka kemi nënshkruar memorandumin për ndërtimin e 20 shtëpive gjatë vitit 2021.
Komuna do të participojë me nga 5000 euro për secilën shtëpi, kurse pjesa tjetër do të mbulohet nga donatorët nëpërmjet shoqatës ‘Jetimat e Ballkanit’
Drejtor i Drejtorisë së Mirëqenies Sociale në Prizren Islam Thaçi tha se vitin që vije ne do të kemi shumë surpriza pozitive ne të mirën e atyre nevojtarëve që kanë nevoja.
Derisa sa i përket mundësisë se një shtëpie pleqsh për Prizreni janë deklaruar kryetari Haskuka dhe drejtori Thaçi. Inserte Ndihma e konsideruar që po i bëjë Shoqata ‘’Jetimat e Ballkanit’ janë të mirëseardhura e sidomos për familjet me nevojë për strehim
Shkruani një mesazh …/qendrapress.com/