Kryetari i Dragashit premton mbështetje për OVL-në e UÇK-së
Kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini, së bashku me kryesuesen e Kuvendit, Arijeta Skeraj, dhe anëtarë të tjerë të kabinetit, realizuan dje një vizitë në zyrën e OVL të UÇK-së.
Gjatë kësaj vizite, përfaqësuesit e qeverisjes lokale uruan Emri Neshati për rizgjedhjen e tij si kryetar i kësaj dege, duke theksuar rëndësinë e kontributit të OVL të UÇK-së në ruajtjen e vlerave dhe historisë së vendit.
Kryetari Xheladini shprehu mirënjohjen për bashkëpunimin e deritashëm me OVL-në e UÇK-së nw Dragash dhe siguroi se mbështetja për këtë organizatë do të vazhdojë pa ndërprerje.
“Përkushtimi i Komunës ndaj OVL-së është i palëkundur dhe se do të angazhohen për të forcuar marrëdhëniet dhe iniciativat e përbashkëta”, tha ai./PP/