Kryetari i Komunës: Mund të garantoj, s’ka zyrë ruse në Dragash
Kryetari i Dragashit, Behxhet Xheladini, ka mohuar edhe njëherë informacionet për një zyrë ruse në këtë vend.Xheladini tha në Frontal të T7 se këto infomracione ia ka përcjellur Policisë.“Posa e kam lexuar informacionin të cilin e ka dhënë TV Opoja se në Dragash ekziston një zyrë ruse, gjegjësisht një organizatë humanitare e cila ndan ndihma pas orës 16:00. Unë këtë informacion ia kam përcjellë komandantit të stacionit të Policisë në Dragash”, tha ai.Xheladini thotë se s’ka zyrë ruse në Dragash.“Unë mundem me garantu që zyrë ruse në territorin e Komunës së Dragashit nuk ka. Mirëpo a ekziston ndonjë shoqatë humanitare që shpërndan ndihma, nuk mund ta di”, tha ai.
Bottom of Form