Kryetari i komunës së  Prizrenit Shaqir Totaj nderome mirënjohje  ish veteranin e UÇKsë dhe veprimtarin e gjelbër , Hooge 

                Kryetari i komunës së  Prizrenit Shaqir Totaj, mori pjesë  në shfaqjen e premierës së dokumentarit “Aktivisti i gjelbër” të autorit Ixhet Lutfiu, pjesë e të cilit është edhe ish ushtari danez i UÇK-së, Niels Henrik Hooge. Me këtë rast, Kryetari Totaj ndau mirënjohje për z. Hooge, në shenjë respekti dhe nderimi për kontributin e tij për Çlirimin e Kosovës dhe kontributin pas luftës si aktivist “i gjelbër”.

Miku i shqiptarëve, Niels Henrik Hooge, është jurist dhe filozof danez, i cili në vitin 1999 i është bashkëngjitur radhëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e pas luftës ka qenë mina-pastrues si dhe aktivist në Partinë e Gjelbër. Nga përjetimet e tij në Kosovë, z. Hooge, në vitin 2016, ka botuar librin “Kosova”.Derisa  për jeten  veprën dhe   të  gjitha  mirësitë e aktivitete e kryera  nga  aktivisti i gjlebër Hooge, i bëri publike miku  i tij  dhe   atdhetari e bashkatdhetari ynë i prof. Bedri Bytyçi, i cili jeten në  diasporë. Ai  edhepe në diasporë  asnjë çast  nuk ndaloi  angazhimet për Kosovë./qendrapress.com/