Kryetari i ri i OVL-së së UÇK-së në Prizren, Isa Berisha, falënderon delegatët për besimin e dhënë
Kryetari i ri i OVL-së së UÇK-së në Prizren, Isa Berisha, ka falënderuar delegatët për besimin e dhënë në mënyrë unanime, pas zgjedhjes së tij në krye të organizatës.
Në Kuvendin e OVL-së së UÇK-së, i cili u mbajt sot, Isa Berisha mori besimin e 127 delegatëve, të cilët me vota unanime e zgjedhën atë si kryetar për katër vitet e ardhshme.
Berisha shprehu mirënjohjen për besimin që iu dha dhe theksoi angazhimin e tij të palëkundur për të mbrojtur vlerat e UÇK-së dhe për të shërbyer të gjithë veteranëve pa përjashtim, pavarësisht brigadave apo rajoneve të tyre. Ai gjithashtu e cilësoi detyrën e tij si një përgjegjësi të madhe për ruajtjen e vlerave të pa diskutueshme të UÇK-së.“Do të jem në shërbim të të gjithë veteranëve pa përjashtim. Kjo është një përgjegjësi e madhe dhe e shenjtë për mua. Lejoni që publikisht të falënderoj çdo veteran për besimin që më dhatë”, tha Isa Berisha