Kryetari i Shoqatës ‘’Iliria’’ nga  Kopri i Sllovenisë  Heset Ahmeti dhe studiuesi z, Peter Shtoka nga Slovenija qëndruan në Prizren

                    Sot, kryetari i Shoqatës  Kulturore ‘’Iliria’’ nga  Kopri i Sllovenisë  Heset Ahmeti, dhe studiuesi z, Peter Shtoka nga Slovenija, bashkë  me  afaristin   kosovar  që vepron në  Slloven,i Besim Hajdari, qëndruan në Prizren. Me këtë rast  ata janë  pritur  edhe nga  kryetari  i SBASHK-ut dega në Prizren  Reshit Kushaj, Ku me këtë rast  janë njoftuar nga  afër lidhur me trashëgiminë e  Prizrenit. Interesimi iste  i shtuar sidomos  pasi që

Muzeu Historik Kombëtar në bashkëpunim me Ambasadën e Sllovenisë në Tiranë  para dy ditëve hapën  ekspozitën me titull “Monumenta Albanica Justinopolitana” me kurator studiuesin Peter  Shtoka, një  dashmirës  i  kulturës  shqiptare.

Ekspozita albanologjike përmbante  fakte dhe vepra e spikatura në lidhje me territorin e Kopërit të Istria, që ndodhet në Republikën e sotme të Sllovenisë dhe u kushtohet gjurmëve kulturore dhe pranisë së arbëreshëve në qytetin e Kopërit, të themeluar me emrin Justinapolis, për nder të perandorit Justinian. në  qytetin  Prizrenit kishte një  karakter  hulumtimi  për  trashëgiminë  edhe   të  natyrës  kombëtare, Me këtë rast  z, Ahmeti  ka   qenë  i fascinuar me  trashëginë e këtij qyteti  derisa  studiuesi Shtoka    me interesim të madh   ka  folur  për  bukuritë e këtij qyteti. Studiuesi dhe njëkohësisht kuratori i ekspozitës Z. Peter Shtoka, vuri në dukje rrënjët dhe historinë e përbashkët të dy trojeve, ashtu që siç është e vërtetë që lagen nga i njëjti det, Adriatiku ose Adria, tregon dhe selinë e paraardhësve të përbashkët. Kjo shqate  dhe miqtë nga Slovenija, të  hënë   hapin ekspozitën edhe në  Prishtinë. Derisa   kryetari i SBASHK-ut Reshit Kushaj  tha s e  ishte një takim i mrekulluar dhe kjo tregon se  Prizrenit i duhet   edhe  hulumtimi   i kësaj trashëgime,/qendrapress.com/