Kryetari Shaqir Totaj ,uron besimtarët për Fitër Bajram

                            Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka uruar të gjithë besimtarëve myslimanë festën e  Bajramit të Fitërit, teksa ka thënë se kjo festë vjen si përmbushje e muajit të shenjtë të Ramazanit, gjatë së cilit besimtarët agjërojnë, në shenjë sakrifice që dëshmon besimin ndaj Zotit.“Me këtë rast uroj të gjithë besimtarët muslimanë, me dëshirat më të mira Gëzuar Fiter Bajramin, veçanërisht atyre që agjëruan në muajin e shenjtë të Ramazanit!”, ka uruar Totaj.

Urimi i plotë i Totajt:

Të nderuar qytetarë të Komunës së Prizrenit dhe më gjerë,Fitër Bajrami vjen si përmbushje e muajit të shenjtë të Ramazanit, gjatë së cilit besimtarët agjërojnë, në shenjë sakrifice që dëshmon besimin ndaj Zotit.Me këtë rast uroj të gjithë besimtarët muslimanë, me dëshirat më të mira Gëzuar Fiter Bajramin, veçanërisht atyre që agjëruan në muajin e shenjtë të Ramazanit!Zoti ua pranoftë sakrificën dhe lutjet tuaja, gjithashtu muaji i Ramazanit, si muaj i shenjtë i agjërimit dhe i paqes shpirtërore, le të shërbejë për të dhuruar më shumë dashuri dhe mirësi në familje dhe shoqëri, solidaritet për njëri-tjetrin e për njerëzit që kanë më shumë nevojë për mbështetje.

Gëzuar e me të mira!