Kryetari Totaj i fton të rinjtë që ta thirrin në aksione vullnetare
Organizuar nga shoqata ISDY sot është organizuar shënimi i ditës ndërkombëtare të vullnetarizmit e ku në sallën e asamblesë në Prizren ishim mbledhur shumë të rinj dhe zyrtarë të tjerë e OJQ të ndryshme për ta shënuar këtë ditë. Edhe kryetari i komës së Prizrenit Shaqir Totaj, sot ,takoi këtë të rinj dhe asosacione e të rinjtë të Komunës së Prizrenit, për ta shënuar “Ditën Ndërkombëtare të Vullnetarizmit”, me ç’rast iu falënderua vullnetarëve për përpjekjet e tyre në komunitet dhe për rritjen e ndërgjegjësimit të publikut për të kontribuar në shoqëri.Kryetari Totaj, potencoi se pikërisht duke e promovuar fuqinë tonë kolektive, nxisim ndryshime pozitive përmes vullnetarizmit e që Komuna e Prizrenit është e përkushtuar që sa më parë ta përfundoj rregulloren për këtë çështje. Ai me këtë rast mesa tjerash i ftoi që ta ftojnë atë në aksione vullnetare njeherit rikujtoi në SHBA për disa aksione të këtilla që ka pasur. Derisa për rëndësinë dhe rolin kësaj dite i njoftoi edhe Sherife Bala nga Ministria e Kulturës e cila tha se mosha nga 15 deri në 24 është moshë e përkufizuar për vullnetarizëm. Drejtori i kulturës Adem Morina përshëndeti të rinj dhe tha se edhe komuna e Prizrenit po bënë shuam në këtë drejtim sa i përket ligjit për të rinjtë. Kurse Erolinda Morina nga shoqata ISDY njoftoi të pranishmit për rolin dhe rëndësinë si dhe punën që po bënë shoqata ISDY sa i përket punës vullnetare .Kurse për punën vullnetarizmit dhe punët vullnetare folën edhe nxënësja edhe Ema Shkurti nga Gjimnazi Gjon Buzuku s dhe më i riu në të takim Lutfiu të cilët falënderuan edhe për përkrahjen. Kjo datë në Prizren u tha se tashmë është bërë një datë tradicionale dhe Prizreni dallohen për vullnetarizëm nga të rinjtë /Rtv Besa/