Komuna e  Prizrenit sot, filloi  shpërndarjen e  mekanizmit bujqësor, për  qindra fermerë.

               Pas një punë  intensive që ka bërë  Drejtoria e Bujqësisë  si dhe drejtori Bexhat Bytyçi, në projektin Furnizimi me mekanizëm bujqësor  me bashkëfinancim  projekt që kap  vlerën prej 178 mijë  e 200 euro, sot kryetari i komunës së  Prizrenit Shaqir Totaj,  drejtori Bexhat  Bytyçi dhe afati  i kësaj drejtorie filluan shpërndarjen e  motokultivatorëve me freza për 210  fermerë, freza  me gjatësi  1, 6 me tra 87 fermerë dhe përfitues të  spërkatëseve janë 50 fermerë. Lidhur me këtë  kryetari Totaj  me këtë rast tha s  se sot  po fillojmë ndarjen e këtyre mjeteve  bujqësore duke shpresuar dhe  do të ndihmojmë në  bujqësinë dhe  ky projekt  kapa lartësinë prej 178 mije e 200 euro dhe besojmë  se kështu  po ju krijojmë kushte më të mira  për  bujqit që merren me përpunimin e tokës. Pas kësaj ne  kemi biseduar me  fermerët Shefit Morina nga Landovica  dhe  Ismet Dakaj nga  Korisha  të cilët u shprehen falënderuar  për  ndihmën e komunës  që po i ndihmojmë  fermerët dhe  ata  ton  se  kjo ndihmë do të ndihmojë edhe  bujqit  sepse  punimi i tokës tashëm   pa ka rëndësi të shumëfishtë për Kosovën .Në këtë projekt  fermerët kanë  vetë participuar vetëm me 20  për qind të mjeteve  , kurse  mjetet  tjera i ka  subvencionuar Komuna e Prizrenit. /Rtv Besa/