Kryetari Totaj, ka pritur zëvendësministrin e Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi

                          Kryetari Shaqir Totaj, së bashku me pjesëtarë të ekzekutivit, mirëpritën sot zëvendësministrin e Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi, përfaqësuesit e “Swiss Contact”, Argjentina Grazhdani dhe Fisnik Reçica.

Me këtë rast, biseduan për jetësimin e projektit të ndërtimit të strukturës dhe ashensorëve për ngjitje në “Kalanë e Prizrenit” që do të jetë një tjetër element atraktiv për turistët e huaj dhe vendës që do ta sodisin qytetin nga një dimension krejtësisht tjetër dhe do ta përjetojnë bukurinë që sjell ngjitja në Kalanë e qytetit.