Kur do t’i nënshtrohen nxënësit Testit të Arritshmërisë dhe të Maturës? Flasin nga Ministria e Arsimit

                              Nxënësit që përfundojnë klasën e 9-të dhe ata që përfundojnë klasën e 12-të, të Shkollës së Mesme, e kanë obligim t’i nënshtrohen testit të arritshmërisë dhe testit shtetëror të maturës.Nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, për Front Online kanë treguar se testi i arritshmërisë, do të mbahet më 4 dhe 14 qershor, të cilit do t’i nënshtrohen rreth 24 mijë e 500 nxënës në të gjithë Kosovën.Ndërsa, testi shtetëror i maturës, do të mbahet me 18 qershor, ku do t’i nënshtrohen 24 mijë nxënës të rregullt.Këtë e ka bërë të ditur për Front Online zëdhënësja e këtij dikasteri, Iliriana Pylla.“Numri i nxënësve që do t’i nënshtrohen testit të arritshmërisë është rreth 24.500. Ky test pritet të mbahet më datat 4 dhe 14 qershor. Testi i sivjetëm i maturës shtetërore është planifikuar të mbahet më 18 qershor 2022. Numri i maturantëve është rreth 24.000. Vetëm ta qartësojë se këta janë nxënës të rregullt, pasi që mund të ketë edhe një numër nga vitet e kaluara që nuk kanë kaluar provimin e maturës apo nxënës që vijnë nga jashtë Kosovës”, njoftoi Pylla.Ajo thotë se testi i maturës do të organizohet brenda një dite, ku do të ketë pyetje nga 4 lëndë.“Testi do të organizohet vetëm brenda një dite dhe përmban 4 lëndë siç janë : 3 të përgjithshme Gjuhë Amëtare, Gjuhë Angleze, Matematikë, kurse lënda e katërt është lëndë zgjedhore”, tregoi ajo.Përfundimi më sukses i këtij testi mundëson më pas aplikimin për studime në universitet.Ndryshe, përveç testit të maturës dhe atij të arritshmërisë, për cilësi të arsimit 7 mijë nxënës nga Kosova po marrin pjesë në testin PISA, që ka filluar nga 25 prill, e që do të zgjasë deri më 20 maj.